Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Gjatë ditës parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e para të ditës do të pasohen nga reshje shiu. Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe breshër.
E shtuna pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, paradite mundësi për riga të dobëta shiu.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot të ngrohtë, kthjellime e diell.
/Motilokal.com