Këtë vit, Spanja është shpallur vendi me plazhet më të mira në botë, sipas hulumtimit të kryer nga “Blue Flag” (Flamuri i Kaltër), një portal i dedikuar për cilësinë e plazheve në mbarë botën.
Me gjithsej 628 plazhe me flamur të kaltër, Spanja spikat si lider. Flamuri i Kaltër është një njohje që tregon se disa plazhe apo marina plotësojnë standarde të larta ekologjike dhe të qëndrueshme, duke u dhënë turistëve informacion për një pushim më të mirë.
Greqia është në vendin e dytë me 596 plazhe me flamur të kaltër dhe ndër destinacionet e përzgjedhura posaçërisht janë Halkidiki, Atika, Kreta dhe Rodos. Në vendin e tretë renditet Turqia me 551 plazhe.
Kjo është lista e top 10 vendeve me më shumë plazhe me flamur blu:
Spanja
Greqia
Turqia
Italia
Franca
Portugalia
Holanda
Danimarka
Gjermania
Meksika
/Motilokal.com
