Moti në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.
Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, mundësi për riga të dobëta shiu.
E marta parashikohet në pjesën e parë të ditës me mot kryesisht të vranët e reshje shiu, herë pas here në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Edhe të mërkurën parashikohet mot me vranësi e periudha me diell dhe reshje lokale shiu, herë pas here në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

/Motilokal.com
