Videoja që po bën xhiron e botës/ Zjarrfikësit shkatërrojnë folenë e lejlekut, por çfarë ndodhi pastaj

Videoja që po bën xhiron e botës/ Zjarrfikësit shkatërrojnë folenë e lejlekut, por çfarë ndodhi pastaj

Kjo video e zjarrfikësve që shkatërrojnë një fole lejlekësh po bëhet virale dhe nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në fund. Videoja tregon disa zjarrfikës duke spërkatur ujë mbi një fole lejlekësh dhe duket sikur po përpiqen ta shkatërrojnë atë. Pasi e spërkasin me ujë për disa minuta, foleja shkatërrohet plotësisht. Ju mund të shihni forcën e folesë dhe përpjekjen që ka bërë lejleku për ta ndërtuar atë.

Disa minuta pasi foleja është shkatërruar, lejleku kthehet me disa shkopinj të rinj për folenë e saj, por zemra i thyhet kur sheh se foleja e saj është plotësisht shkatërruar. Ajo ndalon në vend dhe fillon të bërtas. Por e vërteta e historisë është se zjarrfikësit në fakt duhej ta bënin këtë sepse foleja mori flakë dhe pjesa tjetër është me të vërtetë emocionuese.

Zjarrfikësit u kthyen me një konstruksion metalik që e bënë për të ndërtuar një fole të re më të sigurt për lejlekun. Madje i vendosën të njëjtat shkopinj dhe lejleku e donte shtëpinë e saj të re.


/Motillokal.com