Parashikimi i motit për nesër në Shqipëri

Parashikimi i motit për nesër në Shqipëri

Moti në Shqipëri të martën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Në pjesën e parë të ditës parashihet mot kryesisht i vranët e reshje shiu, herë pas here në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Nga pasditja priten periudha me diell.

Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 21 °C.

/Motilokal.com