Gjatë javës së punës, kur nuk flemë mjaftueshëm, llogarisim fundjavën për të kompensuar mungesën e gjumit.
Por sipas një studimi të fundit, gjumi më shumë gjatë fundjavave mund të jetë edhe kundërproduktiv. Duhet të flemë të paktën shtatë orë gjatë natës.
Megjithatë, për shkak të shumë detyrimeve, stresit, një stili jetese të çrregullt, si dhe çrregullimeve të ndryshme të gjumit, shpesh nuk arrijmë ta përmbushim këtë minimum.
Mungesa kronike e gjumit rrit rrezikun e problemeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.
/Motilokal.com
