Egzona Shala Kadiu nga organizata për mbrojtjen e mjedisit EcoZ, ka njoftuar se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka refuzuar lejen mjedisore për një nga hidrocentralet që pikën marrëse të ujit e ka në Park.
Ajo është shprehur e lumtur që kampanja për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Sharri ka arrit të zgjojë vëmendjen për mbrojtje e Parqeve Kombëtare.
“Një hidrocentral më pak në Parkun e Sharr-it, pak gëzim pas shumë sfidave, por ende ka punë. Vazhdojmë...”.
/Motilokal.com
