Japonia paralajmëron për pasojat e mundshme negative të fabrikave të Inteligjencës Artificiale dhe çipave

Japonia paralajmëron për pasojat e mundshme negative të fabrikave të Inteligjencës Artificiale dhe çipave

Japonia parashikon se nevojat për prodhimin e energjisë elektrike do të rriten 35 deri në 50 për qind deri në vitin 2050, për shkak të kërkesës në rritje nga fabrikat e gjysmëpërçuesve dhe qendrat e të dhënave të aktivizuara nga Inteligjenca Artificiale (IA), ka vlerësuar qeveria.

Rritja e kërkesës është e para në 20 vitet e fundit dhe kërkon investime të mëdha, thuhet në dokumentin e qeverisë.

Nëse Japonia nuk rrit prodhimin e energjisë së rinovueshme, një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike mund të jetë i pasigurt, beson qeveria.

Japonia mbështetet shumë në Lindjen e Mesme për furnizimin e saj me lëndë djegëse fosile. Vitin e kaluar, ajo miratoi legjislacionin që synon promovimin e investimeve të dekarbonizimit të sektorit publik dhe privat me vlerë mbi 962 miliardë dollarë gjatë 10 viteve.

Japonia po mbështet në gjeneratën e ardhshme të qelizave diellore, fermat e erës lundruese në det të hapur, rifillimin e termocentraleve bërthamore dhe futjen e reaktorëve të gjeneratës së ardhshme për të përmbushur kërkesën, tregojnë dokumentet qeveritare.

/Motilokal.com