Mesdheu një ndër detet më të ndotura në botë

Mesdheu një ndër detet më të ndotura në botë

Mijëra qese plastike janë larguar nga deti Egje kryesisht nga ishulli grek Andros këtë muaj nga një ekip zhytësish dhe ambientalistësh. "Ishte një gjë shumë e frikshme për të parë", tha Arabella Ross, një zhytëse vullnetare me Aegean Rebreath, një grup i themeluar në vitin 2017 për të kryer pastrime nënujore dhe bregdetare. "Me të vërtetë më tronditi dhe mendoj se me të vërtetë tronditi të gjithë ata që e panë atë."

Gjatë verës, sasia e mbeturinave plastike rritet për 40 për qind dhe shumica e tyre përfundojnë në det. Rreth 87% e mbeturinave të menaxhuara dobët përfundojnë në natyrë, duke rritur sasinë e ndotjes, tha Fondi Wide World për Natyrën (WWF ).

Sipas një raporti të WWF-së, Mesdheu është një ndër detet me nivelet më të larta të ndotjes plastike në botë. Ai përmban vetëm 1 për qind të ujit në botë, por strehon 7 për qind të mikroplastikës në botë.

"Evropianët hanë një kartë plastike bankare në javë"

Evropa është prodhuesja e dytë më e madhe e plastikës në botë, pas kinës. Çdo vit, 27 milionë tonë plastikë prodhohet, nga e cila 90 për qind nuk është e riciklueshme. Mes 70 deri në 130 mijë tonëve mikroplastikë dhe rreth 150 deri në 500 mijë tonë makroplastikë, përfundojnë në Mesdhe dhe në detet e tjera të Evropës, sipas një studimi të WWF-së.

I njëjti studim parashikon që në vitin 2025 oqeani do të përmbajë një ton metrikë plastike për çdo tre peshq.

Përqendrimi më i madh i plehrave të planetit është vendosur në mes të Oqeanit Paqësor. Një ishull i madh që mat 1.6 milion kilometra katror - ekuivalent i tre herë më i madh se Franca. Sidoqoftë, WWF paralajmëroi se ndotja plastike në Mesdhe është katër herë më e madhe.

A mund të jetojmë pa plastikë?

Alba Garcia nga Greenpeace rekomandon që për të zvogëluar mbeturinat plastike, është mirë të planifikoni paraprakisht blerjen e ushqimeve në dyqane me shumicë duke iu shmangur paketimit, ju mund të shikoni alternativa për produktet e mbështjella me plastikë, duke përdorur kuti qelqi.

Rrjeti britanik i supermarketeve Sainsbury ishte i pari që largoi nga përdorimi kutitë plastike për fruta, perime dhe produktet e bukës. /Motilokal.com/