
Mbi 500 toptha të mbushura me fara të drunjve janë hedhur nga një dron në majën e Butovcit në Komunë të Prishtinës, në kuadër të projektit Green Wings nga Sustainability Leadership Kosova.
Kryetari i Prishtinës Perparim Rama ka deklaruar se vizioni për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.
“Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza”, është shprehur Rama.
Tutje ai ka theksuar se në përputhje me këtë vizion, sot duke aplikuar teknologji të avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin kemi bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve. Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.
/Motilokal.com