Moti në Shqipëri të enjten pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Gjatë ditës së enjte parashikohet mot me vranësira dhe kthjellime. Parashihen reshje të herëpashershme shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Termometri të enjten pritet të shënojë temperatura prej 18 deri në 27 °C.
/Motilokal.com
