Në dekadat e fundit, bujqësia në Kosovë ka parë një transformim të rëndësishëm, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në kultivimin e frutave me vlerë të lartë dhe kërkesë në tregjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mjedra dhe boronica janë shfaqur si dy nga kulturat më strategjike për kultivim, duke ofruar mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave për fermerët vendas.
Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në kërkesën për këto produkte në tregjet ndërkombëtare. Mjedra dhe boronica janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe vlerave ushqyese, duke i bërë ato të kërkuara në tregun global. Kosova ka potencialin të plotësojë këtë kërkesë, veçanërisht nëse fermerët përqendrohen në praktikat e kultivimit organik dhe të qëndrueshëm.
Kultivimi i mjedrës dhe boronicës mund të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe të larta për fermerët. Këto fruta kanë çmime të larta në treg dhe me një menaxhim të mirë të prodhimit, fermerët mund të përfitojnë shumë nga këto kultura.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën e me Kujtim Lepaja nga Shoqata Mjedra në Kosovë.
/Motilokal.com
