Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka publikuar fotografi nga aksioni i sotëm i Task Forcës së Gjelbër, ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mjeteve të atyre që kanë vepruar ilegalisht deri më tani, e që rrjedhimisht kanë shkelur ligjet mjedisore e dëmtuar edhe mjedisin.
“Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot filluam aksionin e parë në kuadër të Task Forcës së Gjelbër, kundër veprimeve e dukurive ilegale që e dëmtojnë mjedisin”, ka deklaruar Aliu.
Aliu ka theksuar se pas aksionit të sotshëm, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mjeteve të atyre që kanë vepruar ilegalisht deri më tani, e që rrjedhimisht kanë shkelur ligjet mjedisore e dëmtuar edhe mjedisin.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët bëjnë krime kundrejt mjedisit. Njëherit, ju njoftojmë se ky është vetëm fillimi dhe një prej aksioneve të shumta që do të ndërmarrim në vazhdimësi”, është shprehur Aliu.
/Motilokal.com
