Si do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Maqedoni?

Si do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Maqedoni?

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe ngrohtë, vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Në verilindje do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve afatshkurtra të shiut.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë edhe në formë stuhieve.

E diela pritet të mbajë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Nga pasditja do të jetë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në formën e stuhive.

/Motilokal.com