Sipas një njoftimi në portalin RASFF të BE-së për paralajmërim për ushqim të pasigurt, Zvicra ka informuar për sasi të paligjshme të toksinave në një ngarkesë me spec të bluar nga Serbia.
Edhe pse niveli i lejuar i këtyre toksinave është rreth 10,000 mikrogramë për kilogram, mostra e gjetur në një dërgesë me speca nga Serbia përmbante 15,102 mikrogramë për kilogram.
Marrja e mostrave të këtij speci është bërë më 18 shtator të vitit të kaluar.
Edhe pse nuk është përcaktuar ndonjë rrezik për shëndetin, është vënë re se kjo erëz ka një rrezik potencial, raportojnë mediat zvicerane.
/Motilokal.com
