Lajm i mirë për banorët e kësaj komune, ja ç’pritet të ndërtohet

Lajm i mirë për banorët e kësaj komune, ja ç’pritet të ndërtohet

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Podujevës, pasi pritet të ndërtohet diga në fshatin Pollatë të kësaj komune.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Podujevës, përfundimi i studimit të fizibilitetit për ndërtimin e digës së Pollatës dhe impiantit të trajtimit të ujit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Tutje ai ka theksuar se puna e përditshme që ka nisur qysh në fillim të Qeverisjes për ndërtimin e pesë digave të reja, e që tash dita ditës, po i finalizojmë një nga një, menjëherë pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për ndërtimin e digës së Dragaçinës, tani kemi përfunduar edhe studimin e fizibilitetit të digës së Pollatës.

“Kjo digë e rëndësishme, e po aq edhe e domosdoshme, ka vlerë të parashikuar investive prej rreth 58 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal të operimit prej 24 milionë m3, që njëherit është vitale për këtë zonë”, ka deklaruar ministri Aliu.

“Urime të gjithë qytetarëve të Podujevës”, ka uruar ministri Aliu.


/Motilokal.com

Foto: Jetmir Rrahmani