Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe reshje shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë intervale me diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu kryesisht. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 20 °C. E diela parashihet me vranësira e reshje shiu paradite, ndërsa nga pasditja pothuajse i kthjellët. Temperatura pritet të luhaten nga 15 deri në 19 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me kthjellim dhe vranësira, reshje lokale shiu priten gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 19 °C. E diela pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira, ku në pjesën e parë ditës priten reshje të lehta shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 13 deri në 16 °C. E diela parashihet të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 19 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me vranësira dhe diell, parashihen erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të luhatën nga 16 deri në 22 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperatura do të lëvizin prej 15 deri në 20 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri në 19 °C. E diela parashihet me reshje të lehta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 20 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të lehta shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 18 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe riga lokale shiu gjatë paradites, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
