Moti të shtunën në Bazel do të mbajë i ndryshueshë dhe riga shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 12 deri në 19 °C. E diela do të jetë me vranësira e periudha me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 19 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë paradite pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite me vranësira e rehsje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 10 deri në 19 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 19 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 18 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e intervale me diell dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 20 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pasuara me riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 12 deri në 18 °C. Të dielën pritet mot me diell dhe vranësira kalimatre. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 19 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 17 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
