Java në Kosovë fillon me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira të përcjella me rrebeshe shiu dhe erëra.
Të hënën fillon kryesisht me vranësira lokale e reshje shiu gjatë mëngjesit, ndërsa pasdite parashikohet të ketë periudha me diell.
Dita e martë do të sjellë mot me vranësira, periudha me diell dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës pritet të ketë erëra mesatarisht të forta.
E mërkura pritet të jetë kryesisht i kthjellët, megjithatë gjatë paradites ekziston mundësia për riga shiu.

/Motilokal.com
