Interneti është mbushur me foto dhe video të meteoritit që ndriçoi qiellin e natës mbi Portugali dhe Spanjë.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) regjistroi gjithashtu një meteorit me kamerat e saj në Caceres të Spanjës, i cili u shfaq në qiellin e natës fundjavën e kaluar në formën e një "top zjarri" me dritë të kaltër dhe gjelbër.
Sipas të dhënave të ESA, bëhet fjalë për një fragment kometë që fluturoi në qiell mbi Spanjë dhe Portugali me një shpejtësi prej më shumë se 160,000 km/h. Agjencia tha se fragmenti ka shumë të ngjarë të jetë djegur mbi Oqeanin Atlantik në një lartësi prej 60 kilometrash.
Mijëra njerëz ishin dëshmitarë të kësaj skene, ndërsa në rrjetet sociale X, Facebook dhe Reddit u publikuan një numër i madh fotosh dhe klipesh.
/Motilokal.com
