Reshjet e shiut shkaktojnë dëme materiale në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim në trafik

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme materiale në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim në trafik

Dëme materiale pas reshjeve të shiut në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim për trafikun e shkaktuar.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)


Shiu i orëve të para të mëngjesit ka përmbytur disa zona në komunën e Prishtinës. Kryeqyteti i Prishtinës ka bere të ditur se së bashku me policinë dhe zjarrfikësit janë duke i sanuar vendet ku janë përmbytur nga shiu i rrëmbyeshëm. 

Përveç vërshimeve të shpejta që ndodhen në kryeqytet, prishtinasit po përballen me probleme në komunikacion edhe ditëve të zakonshme, kurse tani situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshjeve të shiut.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)


Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44.


/Motilokal.com