Sot, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pasohen nga reshje shiu. Në disa zona, reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata, rrebeshe, bubullima dhe breshër.
Në Kosovë, moti do të jetë i ndryshueshëm me intervale me diell dhe vranësira. Pasdite, pritet zhvillimi i vranësirave, duke sjellë rrebeshe shiu dhe bubullima. Në disa pjesë të vendit, reshjet do të marrin formën e stuhive me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu, të shoqëruara me bubullima dhe breshër.
Në Maqedoni parashikohet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, duke krijuar kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra.
/Motilokal.com
