Zbulohet se lloji i buburrecave "Blattella germanica", që shihet pothuajse kudo në botë, kanë një strukturë gjenike të ngjashme me specien "Blattella asahinai" që jetonte në Azi rreth 2.100 vjet më parë, transmeton Anadolu.
Në hulumtimin e publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, thuhet se specia “Blattella germanica”, e njohur ndryshe edhe si “buburreci gjerman”, e regjistruar në Evropë rreth 250 vjet më parë, mund të ketë ardhur nga Azia.
Studiuesit ekzaminuan strukturën gjenetike të 281 llojeve të buburrecave nga 17 vende.
Në këtë hulumtim thuhet se kjo specie buburrecësh vlerësohej të kishte evoluar nga specia "Blattella asahinai", e cila jetonte në Azi afërsisht 2.100 vjet më parë, duke iu përshtatur vendbanimeve.
Theo Evans nga Universiteti i Australisë Perëndimore, një nga studiuesit që bëri një deklaratë për revistën Cosmos mbi këtë temë, tha: "Në analizat tona, ne zbuluam se sekuenca e gjeneve të buburrecave gjermane është identike me atë të specieve Blattella asahinai, një specie vendase në Indinë Lindore, Bangladesh, Myanmar dhe Gjirin e Bengalit".
Evans tha se "Blattella germanica" arriti në Lindjen e Mesme dhe Evropë për shkak të "lëvizjeve tregtare dhe ushtarake" ndërkontinentale.
Duke thënë se "Blattella germanica" mund të ketë ardhur në Evropë rreth 270 vjet më parë, Evans theksoi se nga atje u përhap në pjesë të tjera të botës.
Evans theksoi se mbijetesa e buburrecave varet nga fakti se ato nuk janë të dukshme për njerëzit, duke shtuar: "Buburrecat gjermane kanë evoluar për të dalë natën, shmangin zonat e hapura dhe megjithëse mbrojnë krahët e tyre, ata kanë ndaluar së fluturuari".
/Anadolu/Motilokal.com
