Pas reshjeve të fundit të shiut një lajm i mirë, liqenet po mbushën me ujë. Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se liqeni i Batllavës ka arriur pikën maksimale të kapërderdhjes.
Liqeni i Batllavës është një nga burimet kryesore të ujit të pijshëm për rajonin e Prishtinës dhe arritja e nivelit maksimal të kapërderdhjes është një sinjal i mirë për qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.
/Motilokal.com
