Çfarë moti do të jetë të enjten në Kosovë?

Çfarë moti do të jetë të enjten në Kosovë?

Të enjten në Kosovë moti do të jetë me vranësira e periudha me diell. Gjatë orëve të para të ditës parashihen rrebeshe shiu e bubullima, ndërsa nga mesdita rrebeshet pritet të zhvillohen edhe në pjesë të ndryshme të vendit.

Temperaturat do të variojnë nga 14 deri në 17 °C.

/Motilokal.com