Çfarë moti do të jetë në Gjermani?

Çfarë moti do të jetë në Gjermani?

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe reshje shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë intervale me diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu kryesisht paradite. Temperaturat do të lëvizin prej 17 deri në 23 °C. E diela parashihet me vranësira e reshje shiu paradite, ndërsa nga pasditja pothuajse i kthjellët. Temperatura pritet të luhaten nga 18 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me vranësira e reshje lokale shiu priten gjatë pjesës së parë të ditës. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 17 °C. E diela pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira, ku në pjesën e parë ditës priten reshje të lehta shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Temperatura do të luhaten nga 12 deri në 20 °C. E diela parashihet të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 14 deri në 22 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 18 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, në mesditë priten rrebeshe shiu. Temperatura do të lëvizin prej 18 deri në 22 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e periudha me diell, gjatë paradites priten reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri në 17 °C. E diela parashihet me reshje të lehta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 22 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të lehta shiu kryesisht paradite. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 19 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe riga lokale shiu gjatë ditës. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C.

/Motilokal.com