Çfarë moti do të jetë në Zvicër?

Çfarë moti do të jetë në Zvicër?

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me riga shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 12 deri në 19 °C. E diela do të jetë me vranësira e periudha me diell, pasdite dhe mbrëme me reshje shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 21 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë paradite me vranësira e riga lokale shiu, ndërsa pasdite intervale me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 18 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 20 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot me diell dhe vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 18 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 12 deri në 18 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 19 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë me vranësira e reshje shiu paradite, ndërsa pasdite intervale me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 15 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 22 °C.

/Motilokal.com