Moti në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
E marta parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Parashihe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, pas orëve të mesditës reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

/Motilokal.com
