Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë

Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në fshatin Nishor të Suharekës.

Sipas Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e goditjes së rrufesë.

Fatmirësisht, zjarri është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri,intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë”, thuhet në njoftim e Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.


/Motilokal.com