Turbulenca është pjesa më e keqe e udhëtimit ajror për shumë njerëz. Lëkundjet e aeroplanëve kur kalojnë nëpër rryma të forta ose erë është një dukuri e rregullt.
Udhëtarët më të shpeshtë ajror thjesht e pranojnë atë si pjesë të përvojës. Megjithatë, a e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë rrugët më të trazuara të fluturimit në Evropë, si dhe ku në botë dridhen më shumë avionët? Hulumtimi është aty dhe nuk do t'i kënaqë banorët e Zvicrës dhe ata që e vizitojnë vendin.
Çdo vit Turbli publikon një listë të linjave ajrore me më shumë turbulenca, si në mbarë botën ashtu edhe në çdo kontinent. Ata analizojnë të dhënat nga një total prej 150,000 linjash që ishin aktive vitin e kaluar. Turbulenca shprehet në termat e shkallës së shpërndarjes së vorbullave dhe nivelet e turbulencës renditen si të lehta (0-20), të moderuara (20-40), të rënda (40-80) dhe ekstreme (80-100).
Ndër 10 linjat ajrore më të trazuara në Evropë, rreth tetë janë të lidhura me Zvicrën, ndoshta për shkak të erërave të forta nga Alpet. Linja evropiane me më shumë turbulenca është e pesta në listën globale.
Shikoni më poshtë linjat ajrore më të trazuara në Evropë në vitin 2023:
Milano – Gjenevë
Milano – Cyrih
Gjenevë – Cyrih
Marsejë - Cyrih
Nice - Bazel
Nice - Cyrih
Jerevan – Tbilisi
Bazel - Venecia
Frankfurt am Main – Caselle Torinese.
/Motilokal.com
