Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.
E shtuna pritet të mbajë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë tipike verore me temperatura të larta. Parashihet ditë me diell dhe vranësira.

/Motilokal.com
