Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme në zonat malore.
Dita e shtunë do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në zonat malore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe shtrëngata të rralla.
E diela pritet të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët jugore do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër.

/Motilokal.com
