Si do të jetë moti në Gjermani? Informohu këtu!

Si do të jetë moti në Gjermani? Informohu këtu!

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe reshje shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë me reshje të lehta shiu paradite, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 18 deri në 23 °C. E diela parashihet me vranësira e reshje shiu paradite, ndërsa nga pasditja intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 18 deri në 19 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 11 °C. E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 15 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 16 °C. E diela parashihet të jetë me reshje të lehta shiu paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 21 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 17 deri në 24 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell dhe erëra mesatarisht të forta. Temperatura do të lëvizin prej 18 deri në 23 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 14 deri në 21 °C. E diela parashihet me vranësira e periudha me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 13 deri në 19 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 14 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 17 °C.

/Motilokal.com