Moti të shtunën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me reshje të lehta shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 11 deri në 17 °C. E diela do të jetë me vranësira e reshje të dendura shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 14 deri në 18 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 10 deri në 15 °C. Dita e diel parashihet të mbajë me reshje të dendura shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 16 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot me diell dhe vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 17 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 16 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 12 deri në 17 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 17 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë me vranësira e intervale me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 21 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e periudha me diell dhe riga të dobëta shiu kryesisht paradite. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 21 °C.
/Motilokal.com
