Vera meteorologjike në Kosovë nis me mot të ngrohtë. Gjatë ditës së shtunë parashihet mot me diell dhe vranësira, që pritet të sjellin kushte për rrebeshe shiu. Po ashtu gjatë kësaj dite parashihen edhe erëra mesatarisht të forta.
Temperaturat do të variojnë nga 19 deri në 25 °C.
/Motilokal.com
