Modeli i motit El Nino, i cili mund të shkaktojë kushte ekstreme si zjarret dhe ciklonet tropikale, pritet të kthehet në kushte përgjithësisht më të ftohta La Nina më vonë këtë vit, tha të hënën Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
El Nino është një fenomen natyror i motit i lidhur me ndërprerjen e modeleve të erës që nënkupton temperatura më të ngrohta të sipërfaqes së oqeanit në Paqësorin lindor dhe qendror, ndërsa La Nina sjell temperatura më të ftohta në Oqeanin Paqësor rreth ekuatorit dhe shoqërohet me përmbytje dhe thatësira.
WMO ka njoftuar se ka një shans 60 për qind që kushtet e La Nina të shfaqen midis korrikut dhe shtatorit dhe një shans 70 për qind midis gushtit dhe nëntorit.
“Fundi i El Nino-s nuk do të thotë një ndërprerje e ndryshimeve afatgjata klimatike që planeti ynë do të vazhdojë të përjetojë për shkak të gazeve serrë”, tha Ko Barrett, zëvendës sekretari i përgjithshëm i organizatës.
Temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në muajt e ardhshëm .
“Nëntë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara, pavarësisht ndikimit ftohës të La Nina që zgjati nga viti 2020 deri në fillim të vitit 2023”, tha WMO.
/Motilokal.com
