Pamje prekëse nga përmbytjet në Itali! Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të përpihen nga uji

Pamje prekëse nga përmbytjet në Itali! Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të përpihen nga uji

Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin pak çaste para se të përfshiheshin nga përmbytjet e shpejta.

Dy femra dhe një mashkull, të gjithë rreth të 20-tave, u kapën në kamera të përqafuara pasi e gjetën veten të rrethuar papritur nga ujërat me rritje të shpejtë në Itali.

Treshja u fut në vështirësi pasi shkoi për një shëtitje përgjatë lumit Natisone, afër Udinezës, të premten pasdite, raportuan mediat lokale.

Ndërsa nivelet e ujit u rritën papritur, grupi kuptoi se ishte bllokuar dhe njoftoi kalimtarët.

Zjarrfikësit u thirrën dhe ekipet mbërritën me shpejtësi në vendngjarje.


Ata u përpoqën të shpëtonin grupin duke i hedhur një litar, por treshja nuk ishte në gjendje ta arrinte atë, sipas raporteve.

Trupat e dy femrave u gjetën në dy vende të veçanta rreth 1 km poshtë lumit të dielën, tha gazeta Corriere della Sera.

Familjarët e tyre janë informuar.

Kërkimet për të gjetur personin e gjinisë mashkullore po vazhdojnë.

Femrat janë identifikuar në raporte si një studente 20-vjeçare dhe një 23-vjeçare nga Rumania, e cila kishte mbërritur së fundmi në Itali për të vizituar prindërit e saj.

Personi, 25 vjeç, thuhet se është i dashuri i 23 vjeçarës dhe gjithashtu është rumun.

Një çantë dore që i përkiste njërës prej femrave, me celularin e saj ende brenda, u zbulua nga ekipet e kërkimit të shtunën.


Më shumë se 80 persona janë përfshirë në kërkim.

Gazeta lokale Messaggero Veneto raportoi se temperatura e ujit ishte "shumë e ulët" kur grupi u fshi.

Ai tha se ekuipazhet që gjetën trupat e përshkruan skenën si "zemërthyese".

Përmbytjet erdhën pas ditëve me reshje të dendura shiu në rajon dhe në pjesë të tjera të Evropës gjithashtu.

Një zjarrfikës humbi jetën në Gjermaninë jugore teksa po përpiqej të shpëtonte njerëzit e bllokuar nga përmbytjet.

Të zhdukur rezultojnë edhe një zjarrfikës tjetër dhe një 43-vjeçare.

/Motilokal.com