A ndikon temperatura e trupit të njeriut në ngrohjen globale?

A ndikon temperatura e trupit të njeriut në ngrohjen globale?

Njerëzit zakonisht rrezatojnë rreth 100 W nxehtësi, ekuivalente me një llambë inkandeshente. Në një hapësirë të kufizuar, nxehtësia e trupit të njerëzve mund të rrisë temperaturën e ambientit, por në shkallë globale ky efekt është i papërfillshëm, veçanërisht në krahasim me sasinë e madhe të energjisë termike që planeti merr nga Dielli.

Në përgjithësi, ngrohja globale nuk shkaktohet nga burimet e nxehtësisë në Tokë, por nga gazrat serë në atmosferë, të cilat parandalojnë që nxehtësia (kryesisht nga Dielli) të shpërndahet në hapësirë. Prandaj, si njerëz, ne kemi një ndikim shumë më të madh në klimë përmes djegies së lëndëve djegëse fosile dhe rrjedhimisht krijimit të gazeve serrë sesa nga nxehtësia e trupit tonë.

/Motilokal.com