Audi pezullon prodhimin, kjo është arsyeja

Audi pezullon prodhimin, kjo është arsyeja

Gjermania u përball me përmbytje të rënda në shtetin e Bavarisë, ku ndodhen selitë dhe fabrikat e Audi dhe BMW. Rrugët që të çojnë në fabrikën në Ingolstadt u goditën më së shumti nga përmbytjet, të cilat bënë që Audi të pezullonte përkohësisht prodhimin.

Në fabrikën në Inglostadt, prodhimi i modeleve Audi A3 dhe Audi Q2 është pezulluar për shkak të zonave të prekura nga përmbytjet në rajonin bavarez. Aktualisht kompania ka pezulluar punën e ndërrimit të ditës, ndërsa po shqyrtohen kushtet për turnin e natës.

Problemi ka lindur për shkak të afrimit me fabrikën, sepse lidhjet kryesore rrugore janë nën ujë. Për punonjësit që nuk jetojnë në zona të përmbytura, menaxhmenti i Audi ka ofruar mundësinë e përdorimit të opsioneve fleksibël të punës.

Shirat që ranë ditët e fundit dhe përmbytën zona të mëdha në Bavari nuk prekën drejtpërdrejt fabrikën e Audi, por pamundësia e lëvizjes së punonjësve çoi në vendimin radikal për të ndërprerë prodhimin e dy modeleve. Fabrikat e tjera në rajon po punojnë normalisht, pasi nuk janë prekur nga përmbytjet.

Fabrika e Audi në Ingolstadt është fabrika më e madhe e kompanisë, që prodhon modelet A3 dhe Q2, si dhe A4 dhe A5. Aty filloi edhe prodhimi i modelit të ri elektrik Q6 e-tron, por ai u pezullua përkohësisht për arsye teknike. Prodhimi i Q6 e-tron do të rifillojë javën e ardhshme, sipas një deklarate nga marka gjermane.

Gjermania është përballur me shira të stuhishme që kanë shkaktuar përmbytje masive në të cilat dy persona kanë humbur jetën, disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa mijëra njerëzve u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Autoritetet njoftuan se përmbytjet mund të shkaktojnë probleme edhe për organizatorët e turneut final të futbollit “Euro 2024”, i cili pas 10 ditësh nis në Gjermani.

/Motilokal.com