Fundjavë verore në Shqipëri: Temperatura të larta dhe diell

Fundjavë verore në Shqipëri: Temperatura të larta dhe diell

Të premten, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Në pjesën më të madhe të vendit, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës në zonat malore.

Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta. Parashikohet një ditë me diell dhe pa shumë ndryshime në kushtet atmosferike.

Dita e diel pritet të jetë tipike verore me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë me diell, por me vranësira të herëpashershme.

/Motilokal.com