Për shkak të rritjes së temperaturave, qindra miliona njerëz mund të jetojnë në zona me ujëra nëntokësore të ndotura, të dëmshme për shëndetin, deri në vitin 2100.
Kjo do të thotë se ky ujë nuk mund të pihet drejtpërdrejt, pa hezitim, por duhet të zihet, shpjegon Sussane Benz nga Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe të Gjermanisë.
Në varësi të skenarit të klimës, deri në disa qindra milionë njerëz mund të preken deri në vitin 2100.
Temperatura e ujërave nëntokësore luan një rol kyç në cilësinë e ujit dhe studiuesit thonë se mund të ndikojë në sasinë e substancave të dëmshme si arseniku dhe mangani.
“Këto përqendrime të ngritura mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ujërat nëntokësore përdoren si burim i ujit të pijshëm”, tha Benz.
Për shkak të rritjes së temperaturës, sëmundje të tilla si sëmundja e Legjionarëve mund të përhapen dhe kjo do të ketë ndikim edhe në biodiversitetin.
Studiuesit theksojnë se më parë nuk dihej mjaftueshëm për ndikimin e ngrohjes së tokës në ujërat tokësore.
Ekipi i Sussana Benz tani parashikon ndryshime në temperaturat globale deri në vitin 2100. Rezultatet u publikuan në qershor në revistën shkencore Nature Geoscience.
Studimi analizon disa skenarë - në një temperatura rritet me 2.1 gradë dhe në atë ekstrem deri në 3.5.
/Motilokal.com
