Zëvendësoni mungesën e vitaminës D me këtë ushqim

Zëvendësoni mungesën e vitaminës D me këtë ushqim

Studime të shumta kanë konfirmuar se dielli është parakushti kryesor për krijimin e vitaminës D në trup dhe pothuajse gjysma e popullsisë së botës ka shumë pak nga kjo vitaminë.

Pesë deri në 30 minuta ekspozim në diell rekomandohet për të plotësuar kërkesat ditore të vitaminës D.

Mike Roizene, një mjek nga klinika e Cleveland, shpjegon rëndësinë e vitaminës D, veçanërisht për forcimin e imunitetit. Mungesa e vitaminës D ose niveli i ulët i saj vihet re tek të moshuarit dhe pacientët kronikë.

"Studimet kanë treguar një lidhje midis një përqendrimi të ulët të vitaminës D dhe infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes, por edhe pneumonisë, hepatitit B dhe C dhe HIV", tha ai.

Doktoresha Alexandra Lewis tha se vitamina D është thelbësore për shumë procese të ndryshme fiziologjike.

"Vitamina D ndikon në kockat, parandalon inflamacionin, përmirëson gjumin dhe përmirëson funksionimin e zemrës dhe trurit. Doza e rekomanduar ditore për një të rritur është midis 600 dhe 800 IU në ditë dhe trupi nuk mund ta marrë atë sasi vetëm përmes ushqimit", shpjegoi ajo.

Përveç peshkut, për të marrë vitaminën D me anë të ushqimit, është e nevojshme të konsumohen:

  • Qumësht i pasur me vitaminë D
  • Drithërat që janë të pasura me këtë vitaminë
  • Kërpudhat janë një burim i vitaminës D

Lewis rekomandon kontrollimin e sasisë së vitaminës D në gjak, dhe më pas në bazë të rezultateve, mjekët do të rekomandojnë një suplement.

"Pavarësisht kohës që kalojmë në diell, duhet të konsumohet ushqim i pasur me vitaminë D. Nëse ende keni shumë pak në gjak, atëherë duhet të merrni një suplement vitaminë D", tha ajo.

Këshilla për marrjen e vitaminës D Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Kardiovaskulare deklaroi se vitamina D është më e bollshme në salmon, ton dhe skumbri.

/Motilokal.com