Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë fillim jave

Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë fillim jave

Gjatë javës, Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Të hënën moti do të jetë i nxehtë dhe me diell, do të ketë vranësira gjatë ditës. Pasditja mund të sjellë rrebeshe shiu dhe bubullima, veçanërisht në zonat malore.

E marta parashikohet me mot të nxehtë, kryesisht me diell e vranësira kalimtare.

Moti do të jetë i nxehtë, me diell e vranësira përgjatë ditës së mërkurë.

Qytetarët këshillohen të marrin masat e nevojshme për t'u mbrojtur nga nxehtësia dhe të jenë të kujdesshëm në rast të rrebesheve të papritura, sidomos në zonat malore.

/Motilokal.com