Të hënën do të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira, pasdite parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima. Gjatë ditës do të ketë erëra të forta.
Dita e martë parashikohet mot i nxehtë, me diell dhe vranësira, po ashtu priten erëra mesatarisht të forta.
E mërkura pritet të jetë me diell dhe vranësira, që mund të pasohen me rrebeshe shiu, kryesisht pasdite.
Qytetarët këshillohen të jenë të përgatitur për kushtet e ndryshueshme të motit dhe të marrin masat e duhura për mbrojtje nga nxehtësia dhe erërat e forta.

/Motilokal.com
