Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Dita e martë do të mbajë me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira.
E mërkura do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira kalimtare.
Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollcë (UV) pritet të jetë 8, kështu që është e rekomandueshme të përdorni mbrojtje kundër diellit gjatë qëndrimit jashtë.

/Motilokal.com
