Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme në vendin tonë

Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme në vendin tonë

Mot i kthjellët dhe i nxehtë, pritet të mbajë në vendin tonë në gjysmën e parë të gushtit. Vendi ynë mund pritet të goditet nga një valë e të nxehtit nga data 7 deri në datën 15 gusht, periudhë e cila do të sjellë edhe temperatura mbi 39 °C.

Parashikimi për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë i kthjellët, temperaturat priten të lëvizin prej 20 deri në 29 °C.  Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe e nxehtë me temperatura më të larta, të cilat do të sillen ndërmjet 19 deri në 30 °C.

Nga e mërkura pritet të rikthehet vala e të nxehtit afrikanë, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 21 deri në 32 °C. /Motilokal.com