Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë të martë

Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë të martë

Moti të martën në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehtë. Gjatë kësaj dite parashikohet mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 24 deri në 29 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com