Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë të enjte

Ja si do të jetë moti në Shqipëri këtë të enjte

Moti të enjte në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe të nxehtë. Gjatë kësaj dite parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Vranësira pritet të pasohen nga reshje lokale shiu.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 24 deri në 28 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com