Nuk mund ta imagjinojmë as verën pa akullore dhe është ëmbëlsira e preferuar e shumicës së njerëzve. Më shpesh, ne i drejtohemi versionit të blerë, megjithatë, nëse ju pëlqen të hani shëndetshëm, atëherë versioni i bërë në shtëpi mund të jetë një ide më e mirë.
Ju nuk keni nevojë për shumë përbërës apo aftësi të veçanta për të bërë këtë ëmbëlsirë të shijshme, vetëm pak përpjekje dhe vullnet të mirë.
Akullore me mjedër
Përbërësit: 4 filxhanë me mjedra të freskëta ose të ngrira (mund të përdorni edhe manaferra të tjera), 2 gota kos grek, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, 2 lugë çaji mjaltë ose shurup agave, gjethe menteje për zbukurim.
Përgatitja:
1. Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini.
2. Transferoni në enë dhe lëreni të ngrijë. Shërbejeni me gjethe nenexhiku.
Akullore çokollate
Përbërësit: 3 banane të ngrira, ½ filxhan kakao organike, 1 filxhan qumësht kokosi ose bajame, ½ filxhan copëza çokollate.
Përgatitja:
1. Hidhini të gjithë përbërësit përveç pikave të çokollatës në blender.
2. Përziejini dhe në fund shtoni pikat e çokollatës dhe përzieni.
3. Transferoni në një enë dhe lëreni në frigorifer për rreth dy orë që të qëndrojë.
Akullore me avokado
Përbërësit: 3 avokado të pjekura, 100 ml krem të ëmbël, 1 lugë mjaltë, 1 lugë kakao.
Përgatitja:
1. Fillimisht, grijeni avokadon me pirun.
2. Vendoseni purenë e avokados në blender, së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë.
3. Përziejini dhe transferojeni në një enë dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Nëse dëshironi, dekorojeni me salcë çokollate përpara se ta shërbeni.
/Motilokal.com
