Depozita më e madhe në Evropë e metaleve të rralla të tokës, e gjetur në këtë shtet

Depozita më e madhe në Evropë e metaleve të rralla të tokës, e gjetur në këtë shtet

Kompania norvegjeze e minierave Rare Earths njoftoi se kishin zbuluar depozitën më të madhe të metaleve të tokës së rrallë dhe me vlerë të lartë në Evropë, e cila mund të jetë një pikë kthese për të gjithë Kontinentin e Vjetër.

Është një nga depozitat e pakta që nuk zotërohen apo kontrollohen nga Kina, dhe kjo konsiderohet si një nxitje në përpjekjet e Evropës për t'i dhënë fund dominimit kinez kur bëhet fjalë për metalet e rralla të tokës. Arsyeja pse Evropa po përpiqet t'i japë fund këtij dominimi është se kërkesa për burime të rralla do të rritet me përshpejtimin e tranzicionit të energjisë.

Depozita e lartpërmendur e sapo zbuluar e metaleve të rralla ndodhet në jug të Norvegjisë. Konkretisht, bëhet fjalë për një vendburim me 8.8 milion ton okside totale të metaleve të rralla (TREO). Përveç kësaj, u përcaktua se vendi ka 1.5 milion ton metale magnetike që mund të përdoren për prodhimin e automjeteve elektrike dhe turbinave me erë.

Kjo depozitë është më e madhe se depozitimi i metaleve të rralla të tokës, i cili u gjet në Suedi vitin e kaluar. Në një deklaratë për CNBC, drejtori i kompanisë Rare Earths, Alf Reistad, vuri në dukje se aktualisht nuk ka asnjë shfrytëzim të metaleve të tokës së rrallë në Evropë.

Në Rare Metals, ata presin të kontribuojnë në arritjen e synimit të Bashkimit Evropian për shfrytëzim, i cili do të plotësojë 10 për qind të nevojës vjetore për metale të rralla të tokës. Shfrytëzimi në zonën norvegjeze duhet të fillojë në vitin 2030.

/Motilokal.com